Balje kërkon nga ZRRE-ja që të lirohen nga shtrenjtimi i rrymës edhe boshnjakët e Kosovës

Balje kërkon nga ZRRE-ja që të lirohen nga shtrenjtimi i rrymës edhe boshnjakët e Kosovës

Aktuale January 25, 2022 - 22:38

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka ironizuar me propozimin e ZRRE-së për rritje të çmimit të rrymës, gjegjësisht për përjashtimin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit nga kjo rritje e çmimit.

Ajo ka kërkuar nga ZRRE-ja që e njëjta të vlejë edhe për komunitetin të cilit ajo i takon, ani pse thotë Balje, "ne nuk e kemi komunën tonë".

"ZRRE- a ka mundësi edhe për ne boshnjakët të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, ne nuk e kemi komunën tonë, por nuk ka lidhje!
Thjesht po pyes! Nese mundet për ata hajde pak për ne", shkroi Balje.

Kujtojmë se sot u kuptua që në propozimin për rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk përfshihen katëe komunat me shumicë serbe në veri të vendit. Këtë e tha kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. /Zëri