Rama ndërmerr një hap, që thotë se do ta shkarkojë trafikun në Prishtinë

Rama ndërmerr një hap, që thotë se do ta shkarkojë trafikun në Prishtinë

Aktuale January 25, 2022 - 15:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot është marrë vendim për inicimin e projektit parcial të “Rrugës A”, e cila sipas tij do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut, që Prishtina të frymojë më lirshëm.

“Rruga A” është njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut, shkruan Rama ndër të tjera.

“‘Rruga A’ është njëra ndër arteriet kryesore për shkarkimin e trafikut. Sot, në koordinim me Drejtorinë e Investimeve Kapitale, morëm vendim për inicimin e projektit parcial të ‘Rrugës A’, e cila do të ndihmojë dukshëm në shkarkimin e trafikut, që Prishtina të frymojë më lirshëm”, shkroi Rama në Facebook.