Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ndaj Bordit të ri për punëtorët pa kontrata

Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ndaj Bordit të ri për punëtorët pa kontrata

Aktuale January 21, 2022 - 11:36

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar për mosdefinimin e angazhimit të rreth 150 personave që kanë punuar me kontrata mbi vepër në këtë institucion dhe ato nuk i janë vazhduar për këtë vit. Përkundër kësaj, punëtorët po vazhdojnë të dalin në punë.

“Prej një janarit të këtij viti, rreth 150 persona janë duke kryer detyra të punës në RTK pa kontrata pune. Kjo që po ndodh për tash e 21 ditë në RTK, përveçqë është e paligjshme, është edhe johumane. Ata janë duke ardhur në punë nën ethet se a do të marrin kontratë pune ose do të largohen. Në mesin e tyre ka nëna e gra. Cilindo veprim që do ta ndërmarrë Bordi i RTK-së në raport me ta për muajin janar, do të bëjë shkelje ligjore, për arsye se nuk ka dhënë përgjigje për këtë çështje me kohë. Nëse vendos t’ju japë kontrata, atëherë këtë do të duhej ta bëjë retroaktivisht e që është e kundërligjshme. Nëse vendos të mos u japë kontrata, që do të thotë të mos i paguajë për punën që po e bëjnë, prapë do të bëjë shkelje për shkak se ata kanë punuar për këto 21 ditë”, thuhet nga Sindikata, raporton “Zëri”.

Jogjithherë gabimet ndodhin nga veprimi, sipas Bordit, shpeshherë ato ndodhin nga mosveprimi, si në këtë rast.

Ata kanë paralajmëruar se të hënën do të drejtojnë këtë çështje te Inspektorati i Punës dhe Avokati i Popullit.

“Po ashtu shqetësuese për Sindikatën është edhe mosmiratimi i buxhetit të RTK-së, kur dihet se sot jemi më datën 21 janar”, thuhet në këtë reagim. /Zëri