Si sot, 16 vjet më parë vdiq ish-presidenti Ibrahim Rugova

Si sot, 16 vjet më parë vdiq ish-presidenti Ibrahim Rugova

Aktuale January 21, 2022 - 08:13

Sot shënohet 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ndërsa u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani nga ora 10:00 nga partia e themeluar nga Rugova. Ndërkaq, në orën 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Ai ishte kryetar i Shkrimtarëve të Kosovës , teksa më pas u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë.

Pjesa tjetër është një histori që kulmoi në vitin 2008, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës.