Sot vazhdon seanca e Kuvendit, në rend dite disa projektligje

Sot vazhdon seanca e Kuvendit, në rend dite disa projektligje

Aktuale January 21, 2022 - 08:10

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e nisur të enjten, do të vazhdojë edhe sot, ndërsa në rend dite janë disa projektligje.

Vazhdimi i seancës do të nisë në orën 10:00.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-101 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.