Bislimi u thotë opozitarëve “po rreni”, ata e kundërshtojnë me zhurmë

Bislimi u thotë opozitarëve “po rreni”, ata e kundërshtojnë me zhurmë

Aktuale January 20, 2022 - 11:26

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka dalë në foltoren e Kuvendit të Kosovës ku ka thënë se opozita po gabon në interpretim të të dhënave.

“Po ju tregojmë që disa herë dhe ju po rreni”, ka thënë Bislimi, raporton Zëri.

Kjo ka bërë që opozita të fillojë goditjen e tavolinave dhe kanë krijuar zhurmë. Fjalori i përdorur nga zëvendëskryeministri ka ngjallur edhe pakënaqësi tjera, ku reagoi edhe shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri.

Edhe Besnik Tahiri i AAK-së, i ka thënë Bislimit se si profesor universitar kjo gjuhë nuk duhet të përdoret nga ai, pasi është jashtë nvielit./Zëri