Gashi i thotë Kurtit se si “politikan akrobat” ka refuzuar të gjitha projektet energjetike

Gashi i thotë Kurtit se si “politikan akrobat” ka refuzuar të gjitha projektet energjetike

Aktuale January 20, 2022 - 10:46

Arben Gashi i LDK-së, në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se çmimi i energjisë elektrike do të rritet rreth 300% dhe kjo është një situatë krize për qytetarët e Kosovës.

Ai i ka thënë kryeministrit “politikan akrobat”, duke shtuar se ka refuzuar të gjitha projektet energjetike, raporton “Zëri”.

“Sot ankohesh se qeveritë e mëhershme e kanë fajin. Pajtohem pjesërisht. Shefja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë vetë në krye të atyre proceseve”, ka thënë Gashi.

Me propozimin e tanishëm të ZRRE-së, sipas Gashit, Kosova do ta ketë 22.24 centë për kwh, duke lënë mbrapa me çmim dhjetëra vende të tjera. /Zëri