IKD-ja e vlerëson të mangët projektligjin për konfiskim pasurie, shfaqen paqartësi në udhëheqjen e Byrosë

IKD-ja e vlerëson të mangët projektligjin për konfiskim pasurie, shfaqen paqartësi në udhëheqjen e Byrosë

Aktuale January 19, 2022 - 11:01

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka prezantuar analizën “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”.

Aty u tha se me këtë Projektligj shfaqen shumë paqartësi sa i përket udhëheqjes së drejtorit të kësaj Byroje dhe shkarkimit të tij nga ana e Kuvendit.

Gëzim Shala, hulumtues i lartë në IKD, ka thënë se Qeveria e Kosovës më 29 dhjetor ka miratuar projektligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Duke pasur parasysh rëndësinë që paraqet ky projektligj, ka qenë problematike mënyra e procedimit në Qeveri. IKD-ja, pasi ka analizuar këtë projektligj, ka gjetur se janë disa faktorë që e bëjnë problematik - mungesa e pasurisë së byrosë për pasuritë e pajustifikueshme. Pra do të jetë një person do të vendosë për secilin rast individual. Drejtori i kësaj byroje do të zgjidhet me shumicë votash në Kuvend. Edhe vetë kriteret janë të paqarta sa i përket shkarkimit të këtij drejtori dhe rrezikon që kjo byro të bëhet pjesë e partisë politike”, ka thënë Shala.

Jeton Hasani, nga IKD-ja, ka thënë se ky projektligj përmban të meta tjera. Sipas tij, Byroja shtetërore për konfiskim të pasurisë ka në dispozicion kompetenca hetuese.

“Problematikë është që një gjë e tillë nuk duket të jetë në pajtueshmëri me ligjin. Byroja mund të kërkoje nga subjekte të japin informacione të tilla. Një mangësi e tillë vlen për masën e përkohshme. Problematikë është se konfiskimi final ku barra e pronës nuk janë adekuate. Byroja do të duhet të jetë në gjendje të argumentojë që të bindë gjykatën në kuptimin material. Për byronë mjafton që mundëson kalimin e barrës së pronës. Çështje tjetër është edhe prezumimi i pafajësisë. Në procedurë të tillë nuk vlejnë garancitë penale për gjykim të drejtë, për shkak se këto procedura janë të natyrës civile. Projektligji ka mangësi në njoftimin e të gjitha palëve të treta”, ka thënë ajo.