Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Aktuale January 19, 2022 - 08:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHMK-ja njofton se të enjten, në orët e vona të natës, priten reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.