Abazoviqi sot propozohet për kryeministër të Malit të Zi

Abazoviqi sot propozohet për kryeministër të Malit të Zi

Aktuale January 17, 2022 - 10:33

Koalicioni “E zeza në të bardhën” në konferencën e sotme për shtyp në orën 12:00 do të prezantojë planin për zgjidhjen e krizës aktuale politike në Mal të Zi.

Siç është bërë e ditur nga lëvizja qytetare “Ura”, në media do të flasin lideri i asaj partie dhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe kryetari i Asociacionit të Qytetarëve të CIVIS-it, Sërgjan Paviçeviq.

Kryesia e URA-s do të propozojë formimin e një qeverie të pakicës, shkruan RTCG-ja.

Ndryshe, në konferencës e sotme pritet që të jepen detaje të ndryshme, ndër to edhe pritet të konfirmohen se ky koalicion do ta kandidojë Dritan Abazoviqin për kryeministër.