Rriten sërish rastet me COVID-19

Rriten sërish rastet me COVID-19

Aktuale January 15, 2022 - 14:57

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar 658 raste të reja me COVID-19, në krahasim me 585 raste sa ishin dje.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije edhe se janë shëruar 160 pacientë.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 6 mijë mostrave.

Aktualisht, janë 3 mijë e 873 raste aktive me koronavirus në gjithë vendin.