Memli Krasniqi infektohet me COVID-19

Memli Krasniqi infektohet me COVID-19

Aktuale January 14, 2022 - 20:13

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dalë pozitiv në COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Fb.

"Ditë më parë, familjarët e mi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit të tretë, edhe une sot kam rezultuar pozitiv. Deri tash kam simptoma të lehta, njëjtë si Meliza dhe fëmijët. Ditëve në vijim do të vazhdoj izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKSHPK-së", ka shkruar Krasniqi, raporton Zeri.info.

I njëjti ka treguar se Covid-19 e ka kaluar në vjeshtën e vitit 2020 dhe ka marrë dy doza të vaksinës më pas, por thekson se ende pa kaluar 6 muaj nga vaksina e dytë, tash po perballet edhe me infektimin e dytë nga ky koronavirus.

"Duke ju uruar të gjithëve shendet, ju ftoj që të kujdeseni për veten dhe njëri-tjetrin, tash kur jemi në valën e re tt shperndarjes së variantit Omicron të Covid-19", përfundoi Krasniqi. /Zëri