Dalin pensionet për mbi 293 mijë përfitues

Dalin pensionet për mbi 293 mijë përfitues

Aktuale January 14, 2022 - 18:05

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se pensionistëve u është realizuar pagesë sot.

“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues”, ka shkruar Murati në FB, raporton Zeri.info.

Ai tha se shpreson që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, “sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e parë të këtij viti, mori vendim që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro, sikurse edhe që të ndërrohet data e lëshimit të pensioneve, nga data 24 siç ishte praktikë deri më tani, në më së largu të 17-in e çdo muaji. /Zëri