Ambasadori amerikan me Osmanin e Kurtin përkujtojnë Masakrën e Reçakut

Ambasadori amerikan me Osmanin e Kurtin përkujtojnë Masakrën e Reçakut

Aktuale January 14, 2022 - 17:29

Në Shtëpinë e Kulturës në komunën e Shtimes, nesër me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia përkujtimore në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Kryeministrisë, do të marrin pjesë, veç kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, edhe ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, raporton Zeri.info.

Të tre këta do të mbajnë fjalime para të pranishmëve. Ndërkaq, me një video-mesazh, të pranishmëve do t’u drejtohet edhe ambasadori William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë. Në fund të ceremonisë do të ketë muzikë kamertale nga një formacion i vogël i Filharmonisë së Kosovës. /Zëri