Kuvendi pritet të nxjerrë rezolutë për çështjen e referendumit të Serbisë

Kuvendi pritet të nxjerrë rezolutë për çështjen e referendumit të Serbisë

Aktuale January 14, 2022 - 17:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës, me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

“Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00. Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

“Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, përfundon komunikata.