LDK-ja e PDK-ja në Pejë arrijnë koalicion, kështu do t’i ndajnë drejtoritë

LDK-ja e PDK-ja në Pejë arrijnë koalicion, kështu do t’i ndajnë drejtoritë

Aktuale January 13, 2022 - 12:18

LDK-ja dhe PDK-ja në Pejë kanë arritur koalicion për bashkëqeverisje në katër vjetët e ardhshëm në këtë komunë.

Kjo u bë e ditur nga Komuna e Pejës.

Sipas njoftimit, LDK-ja do të marrë dhjetë drejtori, ndërsa PDK-ja katër.

Njoftimi:

Kryetari Muhaxheri priti në takim kryetarin e PDK-së në Pejë, z. Haliti.

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, priti në takim kryetarin e Degës së PDK-së në Pejë, z. Xhavit Haliti.

Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK-ja do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori.

Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara.