Tri viktima dhe mbi 460 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tri viktima dhe mbi 460 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale December 02, 2021 - 18:22

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima me COVID-19.

Po ashtu MSH-ja bën të ditur se janë kryer 2503 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 466 qytetarë.

“Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 75 vjeçe, një qytetar nga Kruja 81 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Po ashtu është bërë e ditur se janë shëruar 524 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 190,902 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Shqipëri janë 6633 pacientë aktivë me COVID-19. /Zëri