Hoxhaj: Shqetësim i vërtetë deklarata e Johnsonit për kërcënimin dhe stabilitetin në Ballkan Perëndimor

Hoxhaj: Shqetësim i vërtetë deklarata e Johnsonit për kërcënimin dhe stabilitetin në Ballkan Perëndimor

Aktuale December 02, 2021 - 17:11

Enver Hoxhaj, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, ka reaguar ndaj emërimit të Stuart Peach si i Dërguari Special nga Britania e Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Twitter ka thënë se është lajm i shkëlqyeshëm emërimi i Sir Stuart Peach si i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe, por ka komentuar edhe deklaratën e Kryeministrit britanik Boris Johnson i cili tha se Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre.

"Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre në më shumë se dy dekada. Jam krenar që emëroj Sir Stuart si të dërguarin tonë të ri special – përvoja e tij e gjerë do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen në rajon.", ka shkruar Kryeministri britanik Boris Johnson në rrjetin social Twitter.

Reagim ndaj këtij shkrimi pati ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili aktualisht mbanë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së.

Hoxhaj, tha se nëse Britania e Madhe e lexon situatën tonë si "kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre gjatë dy dekadave" atëherë, sipas Hoxhaj, kjo është një çështje që duhet të shqetësohen të gjithë!

"Lajm i shkëlqyeshëm emërimi i Sir Stuart Peach nga Kryeministri Boris Johnson si i dërguari special për Ballkanin Perëndimor! Nëse Britania e Madhe e lexon situatën tonë "si kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre gjatë dy dekadave", atëherë vërtetë të gjithë duhet të shqetësohen! Presim me padurim marrëdhënie më të forta ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe.", ka shkruar Hoxhaj, në Twitter. /Zëri