COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 17 viktima dhe 333 raste të reja

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 17 viktima dhe 333 raste të reja

Aktuale December 02, 2021 - 16:08

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 17 viktima nga COVID-19.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur gjithashtu se janë bërë 2440 testime, ndërsa janë regjistruar 333 raste të reja.

Sot në Maqedoninë e Veriut janë shëruar 376 pacientë.

Deri tani në vendin tonë gjithsej janë infektuar 216328 persona. Prej tyre, 200669 janë shëruar, 7609 kanë vdekur ndërsa 8050 është numri i rasteve aktive./ Zëri