Kurti takon Vlora Spancën, flasin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike

Kurti takon Vlora Spancën, flasin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike

Aktuale December 02, 2021 - 15:48

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim auditoren e përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.

Shefi i ekzekutivit të Qeverisë theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike.

“Nga ana tjetër auditorja e përgjithshme e Republikës së Kosovës njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike”, thuhet në njoftim.

Në takim ishin edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e kryeministrit, Tea Blakaj. /Zëri