Daut Haradinaj tërhiqet nga pozita e asamblistit në Prishtinë, ia liron vendin Taulant Maxharrajt

Daut Haradinaj tërhiqet nga pozita e asamblistit në Prishtinë, ia liron vendin Taulant Maxharrajt

Aktuale December 02, 2021 - 15:11

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj, është tërhequr nga asambleja e Komunës së Prishtinës, për t’ia liruar vendin një tjetër asamblisti të kësaj partie.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se do t’ia lirojë vendin në asamble Taulant Maxharrajt.

“Unë dhe lista ime kemi hyrë në garë për Prishtinën me të vetmin parim, ndryshimin. Gjatë tërë fushatës kemi përkrahur ndryshimin dhe të njëjtin do të vazhdojmë ta përkrahim. Ne nuk kemi hyrë në garë për pazare e as për kalkulime. Aleanca në Prishtinë ka korrur sukses të konsiderueshëm dhe do të punojmë bashkë në konsolidimin e degëve të Prishtinës me kuadro të reja dhe profesionale. Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë në cilindo pozicion që jemi. Edhe një herë i përgëzova fituesit e garës për asamble dhe i njoftova për vendimin qe unë tërhiqem nga asambleja për t’ia liruar vendin Taulant Maxharrajt”, ka shkruar ai. /Zëri