Rohde, thirrje partive ta bëjnë kuorumin për mbledhjet e Kryesisë

Rohde, thirrje partive ta bëjnë kuorumin për mbledhjet e Kryesisë

Aktuale December 02, 2021 - 14:53

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas shtatë dështimeve për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi.

Rohde, përmes një postimi në Twitter, ka kërkuar nga subjektet politikë që të gjejnë konsensusin për arritjen e kuorumit.

“Është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjithë deputetët të përmbushin përgjegjësinë e tyre demokratike. Shpresoj për një qasje konstruktive nga të gjitha partitë politike për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe arritjen e kuorumit sa më shpejt”, ka shkruar ai. /Zëri