Fitore Pacolli AGK-së: Nëse gjeni rast të kërcënimit ndaj gazetarëve, dërgojeni në gjykatë

Fitore Pacolli AGK-së: Nëse gjeni rast të kërcënimit ndaj gazetarëve, dërgojeni në gjykatë

Aktuale December 02, 2021 - 14:44

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, pasi këta të fundit kanë thënë se deputetja po e përkrah publikisht grupin “#mekryeministrin”, i cili po fyen dhe linçon një pjesë të mediave.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se nëse AGK-ja gjen ndonjë kërcënim ose linçim të saj ndaj gazetarëve, atëherë le ta dërgojë në gjykatë.

“AGK, do të ishte mirë të punoni në ngritjen e etikës në media dhe besueshmëri. Mos u frikësoni, ne nuk e rrezikojmë e as nuk e kërcënojmë askënd. Nuk mund të gjeni asnjë moment kur unë kam linçuar e kërcënuar gazetarë. Nëse gjeni, ju lutem dërgojeni menjëherë, ama menjëherë, në gjykatë. Ju lutem”, ka thënë ajo.

Ajo i drejtohet AGK-së, duke thënë: “Ju thirreni në emër të lirisë së shprehjes e në anën tjetër cenoni lirinë e tjetrit”. /Zëri