Thaçi mbetet në burg, avokati Gashi: Procesi mund të zgjasë deri në 5 vjet

Thaçi mbetet në burg, avokati Gashi: Procesi mund të zgjasë deri në 5 vjet

Aktuale December 01, 2021 - 14:34

Avokati Tomë Gashi tha se Gjykata që po merret me hetimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së nuk po kryen procedura transparente.

Sipas tij, do të ketë vendime të tjera për kërkesat e avokatëve respektivë për të liruar Hashim Thaçin, të cilit sot iu refuzua nga Specialja lirimi me kusht dhe të akuzuarit e tjerë.

Avokati theksoi se “Gjykata po bën lojëra juridike kundër ish-drejtuesve të UÇK-së dhe procesi ndaj Thaçit mund të zgjasë deri në 5 vjet”.

Gashi deklaroi se në opinionin e tij vendimet që do të merren në vijim, rrezikojnë t’i ngjajnë vendimit për ish-presidentin.

Dy agjentë të Agjensionit Kosovar të Inteligjencës, të cilët nuk janë identifikuar si të tillë, kanë dëshmuar në një proces gjyqësor.

Njëri prej prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili është i identifikuar, nuk ka njoftuar Gjykatën për emrat dhe pozicionet që mbajnë, duke i cilësuar si qytetarë të thjeshtë.

Për këtë arsye mendohet se në proces do të hyjë dhe Prokuroria e Kosovës.

Publikimi i fotove me së paku dy ish-drejtorë të Policisë së Kosovës është dhënë si arsye nga Specialja për të refuzuar lirimin e Thaçit. /euronews.al