NLB Banka mbështet gratë e prekura nga kanceri i gjirit
Pas përfundimit të muajit tetor, muajit të ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe fushatës vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, NLB Banka dhuroi epiteza, sutjena dhe paruke për gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Donacioni u dorëzua në OJQ “Have Hope”, e themeluar në vitin 2020, që drejtohet nga Arnisa Osmani e cila ka fituar betejën kundër kancerit të gjirit.
“Qëllimi i organizatës është të ju ndihmoj pacientëve të prekur me kancerin e gjirit në të gjitha aspeket, si morale ashtu edhe financiare. Falenderoj NLB Bankën për këtë donacion që është i shumë i mirëseardhur, pasi epiteza në fazën e rehabilitimit është më se e nevojshme. Në betejën e madhe të këtyre grave ku edhe pamja luan rol të madh psikologjik, një paruke ndryshon edhe buzëqeshjen në fytyrat e tyre”, u shpreh Osmani.
Sfida më e madhe është natyrisht vetë sëmundja. Por, në Kosovë merr edhe dimensione tjera, si diagnostifikimi, trajtimi, andaj është shumë me rëndësi që së bashku të kontribuojmë në ndërgjegjësimin dhe luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
Ky është artikull i sponsorizuar.