Katër të vdekur e 195 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Katër të vdekur e 195 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale November 30, 2021 - 19:07

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1400 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 195 qytetarë.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe kanë vdekur 4 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 557 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. /Zëri