Pas FSK-së, kjo është puna e ardhshme e Rrahman Ramës

Pas FSK-së, kjo është puna e ardhshme e Rrahman Ramës

Aktuale November 30, 2021 - 18:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do ta përfaqësojë Kosovën në Qendrën Rajonale të Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve “RACVIAC” që është në Kroaci

Përmes një postimi në Facebook, Kurti e ka falënderuar Ramën për kontributin e tij si dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e mëtutjeshëm.

“Gjenerallejtnant Rrahman Ramën e falënderoi për kontributin e tij dhe po ashtu i dëshiroj suksese në angazhimin e mëtutjeshëm si përfaqësues yni në RACVIAC”, ka shkruar ai. /Zëri