Katër viktima dhe 418 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër viktima dhe 418 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Aktuale November 28, 2021 - 18:16

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar katër viktima si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë

Sipas raportit 24-orësh nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se nga 2,834 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 418 qytetarë.

Aktualisht në Shqipëri janë 7,422 pacientë aktivë me COVID-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,044 që nga fillimi i epidemisë. /Zëri