Ramosaj: Ndezjen e qirinjve në shenjë solidarizimi me familjet që pësuan mbrëmë tragjikisht e kemi filluar me shokët e Gentës dhe Ledianit

Ramosaj: Ndezjen e qirinjve në shenjë solidarizimi me familjet që pësuan mbrëmë tragjikisht e kemi filluar me shokët e Gentës dhe Ledianit

Aktuale November 27, 2021 - 18:29

Në Deçan u ndezën qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët.

Nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se ndezjen e qirinjve e kanë filluar me shokët e Gentës dhe Ledianit, Blendi Mustafaj, Andina Bajramaj, Adnan Zeqiraj dhe Ermelinda Osmonaj.

“Këtij solidariteti ju bashkuan edhe shumë shokë e qytetarë të komunës së Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në facebook.