Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm

Ndizen qirinj në Deçan në nderim të viktimave të sulmit të mbrëmshëm

Aktuale November 27, 2021 - 16:35

Në Deçan sonte janë ndezur qirinj në shenjë proteste dhe solidarizimi me familjet që humbën mbrëmë familjarët e tyre, njofton klankosova.tv

Nga sulmi i mbrëmshëm me armë, mbetën të vrarë nxënësit Ledion Hamzaj dhe Genta Mustafaj, si dhe shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Nesër, e diel, do të varrosen dy nxënësit e vrarë. Ndërkaq sulmuesi nuk është identifikuar ende.