Ramosaj: Krimi makabër na ka lënë pa fjalë
Foto: Laura Hasani

Ramosaj: Krimi makabër na ka lënë pa fjalë

Aktuale November 27, 2021 - 15:45

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se rasti i sulmit të djeshëm i ka tronditur të gjithë

Ramosaj tha se Deçani shquhet që është një ambient i qetë, teksa theksoi se krimi makabër i mbrëmshëm i ka lënë pa fjalë.

“Ne kemi investuar me breza që të kemi nja ambient të qetë. Deçani shquhet që është një ambient i qetë që nuk ka këso problematike, mirëpo sido që të jetë mbrëmë ka ndodhur krimi makabër që na ka lënë pa fjalë”, tha Ramosaj në një konferencë për media.

“Me gjuajt te dikush që po rriten e po shkojnë në shkollë është e papranueshme”, u shpreh tutje ai.

Ai tha se “Çdokush që ka informatë për këtë rast le të iu drejtohet organeve përkatëse që të kemi një ambient të qetë për të gjithë qytetarët”.

Image