Dënohet me 400 euro pala që e vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Dënohet me 400 euro pala që e vendosi reklamën mbi muralin e Nexhmije Pagarushës në Prishtinë

Aktuale November 27, 2021 - 14:55

Inspekcioni i komunës së Prishtinës ka dënuar me 400 euro kompaninë që kishte vendosur reklamë mbi muralin e këngëtares Nexhmije Pagarusha në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Reklama u hoq, dhe pala u dënua! Uroj që të ngritet vetëdija e secilit, e të mos përsëriten më raste të tilla!”, ka shkruar ai. /Zëri