Kurti viziton stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së

Kurti viziton stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së

Aktuale November 27, 2021 - 14:39

Pas ceremonisë qendrore të Ditës së Forcës, kryeministri Albin Kurti ka vizituar stacionet ku janë demonstruar pajisjet specialistike të kërkim-shpëtimit dhe deminimit, si dhe automjetet dhe armët e njësive të ndryshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit thuhet se oficerët dhe nënoficeret e lartë të FSK-së kanë prezantuar kapacitetet e njësive të tyre dhe mundësitë e pajisjeve si dhe kanë treguar se në çfarë kushte dhe rrethana përdorën ato pajisje nga pjesëtarët FSK-së.

Sipas njoftimit, stacionet me demonstrime të pajisjeve dhe armatimit të FSK-së ishin pjesë e “Ditës së Hapur”, në kuadër të Ditës së Forcës. /Zëri