Basha: SHBA-ja më ka kërkuar përjashtimin e Berishës nga PD

Basha: SHBA-ja më ka kërkuar përjashtimin e Berishës nga PD

Aktuale November 25, 2021 - 22:02

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Lulzim Bashës përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike dhe i gjendur i përballë kësaj kërkese të panegociueshme për amerikanët, kryedemokrati nuk kishte një zgjidhje tjetër përveçse të merrte atë vendim, dramatik siç ai vetë e cilësoi. Basha e pranoi për herë të parë hapur këtë fakt.

“SHBA ka kërkuar përjashtimin nga kuvendimi, përjashtimin nga partia. Vendimi i marrë në 9 shtator, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve  dhe Partisë Demokratike. Partia Demokratike kishte vendosur një standard dhe me ‘non grata-t’ e tjera. Falë investimit politik dhe personal të kryetarit, u arrit në një vendim të tillë deri në përfundimin e hetimeve, duke bërë realitet premtimin e Berishës që nuk do ta përfshijë PD në një nivel të tillë”, tha Basha në Open.

Ai shtoi se Berisha ia ka thënë në sy se ai nuk vë para vetes partinë dhe as demokratët. 

"Ka kërkuar jo vetëm kaq, por siç e ka pohuar disa orë më parë vetë Sali Berisha jo më larg se disa orë më parë përjashtimin nga Kuvendi distancimin e partisë. Unë nisa t’jua them por ju duhet të keni edhe durimin të më dëgjoni dhe pastaj të bëni pyetje që kanë lidhje me përgjigjen.  Produkti për fat të keq i një investimi dy muaj e gjysëm apo 3 muaj i Imi, pa mbështetjen e Sali Berishës për të gjetur një zgjidhje  pas një rrethane të rëndë dhe të paekuivok.  Mos harroni, Partia demokratike kishte vendosur një standard në rast non grata të tjera. Parti e lindur me vlerat perëndimore. Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit edhe sanksione të tjera. Në këtë moment falë investimit  politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit  në një vendimarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë. Duke bërë kështu realitet premtimin e Sali Berishës në korrik se nuk do të përfshinte Partinë Demokratike dhe Grupin Parlamentar në këtë betejë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse ndryshe nga ajo që ju thoni apo pretendoni dhe po shtroni ndoshta me të drejtë përpara opinionit public, çdokush e ka të qartë dhe Sali Berisha vetë e ka të qartë se çfarë do të thotë pasoja për një forcë politike duke nisur nga izolimi në rast të mosmarrjes së një vendimi si pasojë e një vendimi shumë të fortë, shpalljes non grata të ish-liderit të Partisë Demokratike.Guxoj të them, pa iu larguar modestisë, nuk ka pasur njeri tjetër që të arrinte nga ultimatumi i distancimit të Berishës nga parlamenti dhe partia, tek pezullimi nga grupi parlamentar si një zgjidhje. Ajo që ka rëndësi. PD nuk u përça për shkakun tim. Sali Berisha e di fare mirë pasi ja kam thënë në sy dhe ma ka thënë në sy. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD dhe as demokratët dhe I kam thënë në sy që do marr vendimet e mia si kryetar i PD. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tuaja unë marr vendimet e mia", tha Basha. /report-tv.al