Konjufca: Veprime të pareshtura për parandalimin e dhunës kundër grave

Konjufca: Veprime të pareshtura për parandalimin e dhunës kundër grave

Aktuale November 25, 2021 - 20:57

Në kuadër të 25 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, është hapur fushata “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila do të zgjasë deri më 10 dhjetor 2021.

Në një njoftim për media nga Kuvendi thuhet se me këtë rast, deputetët e Kuvendit kanë vendosur shalla, shamia dhe simbole të tjera ngjyrë portokalli në mbështetje të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është shprehur se, sikur viteve të mëparme, edhe këtë vit fushata synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe ngritjen e zërit kundër dhunës në baza gjinore në vendin tonë.

Duke e cilësuar si dhunë kundër shoqërisë në tërësi, kryetari Konjufca bëri thirrje për solidarizim të vazhdueshëm dhe përpjekje e veprime të pareshtura për parandalimin e dhunës kundër grave, si dhe ruajtjen dhe mbrojtjen e dinjitetit të tyre.

“Gjatë kësaj fushate, institucionet publike dhe organizatat e pavarura vendore e ndërkombëtare do të zhvillojnë aktivitete të nduarnduarta sensibilizuese në mbarë vendin tonë”, thuhet në njoftim. /Zërië