COVID-19 në Shqipëri: Pesë të vdekur e 516 të infektuar

COVID-19 në Shqipëri: Pesë të vdekur e 516 të infektuar

Aktuale November 25, 2021 - 19:18

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2761 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 516 qytetarë.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe kanë vdekur 5 persona të prekur me COVID-19, ndërsa 597 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. /Zëri