Nesër në Kuvend votohen anëtarët e Bordit të RTK-së

Nesër në Kuvend votohen anëtarët e Bordit të RTK-së

Aktuale November 25, 2021 - 19:12

Kuvendi i Kosovës nesër do të vazhdojë seancën plenare.

Në njoftimin për media nga Kuvendi është bërë e ditur se seanca do të nis nga ora 10:00.

Në rend të ditës janë 6 pika.

“5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide, 6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, 7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara, 8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020, 10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, 11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri