650 afganë po strehohen në Kosovë

650 afganë po strehohen në Kosovë

Aktuale November 25, 2021 - 18:56

Në Kosovë janë duke u strehuar mbi 600 afganë.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Albin Kurti, gjatë takimit që pati me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

“Duke folur për strehimin e qytetarëve afganë, Kurti tha se Kosova ka pranuar 1.341 refugjatë, por aktualisht në Kosovë janë 650 afganë, sepse 691 tashmë janë larguar për në vende të tjera”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. /Zëri