Kurti: Si Qeveri nuk kemi paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri
Foto:Laura Hasani

Kurti: Si Qeveri nuk kemi paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri

Aktuale November 25, 2021 - 12:02

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti, duke e pyetur se edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma në veri.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur, duke i thënë se nuk kanë paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri.

“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri”.

Tutje, ai tha se Qeveria po punon në plotësimin e rekomandimit të fundit të Kuvendit për këtë çështjeje.

“Ndërmarrja publike KOSTT ka vazhduar të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje”, u shpreh Kurti. /EO