Vela: Takimi i Vuçiqit me Putinin promovon “rolin e tij keqdashës” në rajon

Vela: Takimi i Vuçiqit me Putinin promovon “rolin e tij keqdashës” në rajon

Aktuale November 25, 2021 - 11:20

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndaj kësaj vizite ka reaguar Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili ka thënë se derisa shefja e shtetit takohet me liderët e G7 dhe promovon bashkëpunimin rajonal, ai i Serbisë takohet me Putinin, siç e ka quajtur, “keqdashësin e rajonit”, transmeton Zeri.info.

“Ndërsa presidentja Vjosa Osmani punon me liderët e G7-ës për të promovuar bashkëpunimin e bazuar në vlera që ankoron të ardhmen euroatlantike për Kosovën dhe rajonin, Vuçiqi i Serbisë takohet me Putinin e Rusisë dhe promovon rolin e tij prishës dhe keqdashës në rajon. Një kontrast i qartë vlerash”, thotë Vela në Twitter.

Kujtojmë se presidenti serb po qëndron sot për vizitë zyrtare në Rusi, ku në Soçi do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ndërsa temë e takimit pritet të jetë edhe Kosova. /Zëri