Porosia e grave që përjetuan dhunë në familje: Paraqitni të gjitha rastet

Porosia e grave që përjetuan dhunë në familje: Paraqitni të gjitha rastet

Aktuale November 25, 2021 - 11:03

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre.

Radio Evropa e Lirë ka mbledhur rrëfime të disa grave që janë rrahur e keqtrajtuar nga bashkëshortët apo partnerët. Ato porosisin që rastet e dhunës të raportohen tek organet e rendit që në fillimet e tyre.

Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje.

Sipas të dhënave të policisë, deri në shtator të vitit 2021, si viktima të dhunës në familje janë raportuar 1,437 gra dhe 408 burra.

Çdo vit, që nga 2018-ta, së paku 1,000 gra janë raportuar si viktima të dhunës në familje.

Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjatë periudhës janar - tetor, 2021, ky institucion ka pranuar 1,028 raste të dhunës, ndërsa ka zgjidhur 711.

Më 25 nëntor shënohet Dita Ndërkombëtare për Ndalimin e Dhunës ndaj Grave. Nga kjo datë nisin edhe 16 ditët e aktivizmit kundër kësaj dhune.

Në vazhdim mund të lexoni rrëfime të shkurtra të disa grave kosovare (emrat e shumicës prej së cilave janë ndryshuar nga redaksia për shkak të mbrojtjes së identitetit), që kanë përjetuar dhunë.

Flora: Dhunë fizike e psikike nga burri i dehur

Edhe pse ia kishte falur një herë, Flora, një 28-vjeçare nga Gjakova, kishte vazhduar të përjetonte dhunë nga burri i saj.

“Ka vazhduar përsëri pas dy-tre muajsh të përdorë alkoolin dhe ka filluar edhe dhunë fizike”.

Për disa vite me radhë ka vazhduar dhuna psikike, me fyerje, me kërcënime… Nuk kam pasur dëshirë të jetoj më me të...

Flora thotë se përdorimi i tepërt i alkoolit e ka përkeqësuar sjelljen e dhunshme të bashkëshortit. Ajo u largua nga shtëpia dhe gjeti strehim në një shtëpi të sigurt.

“Punëtoret e shtëpisë së sigurt më kanë ndihmuar shumë. Ka nisur tash të më vijë vullneti më shumë”, tregon Flora.

Kjo grua, viktimë e dhunës në familje, bën thirrje që dhuna të raportohet aty ku duhet, pasi, siç thotë, vetëm kështu mund të ndalet.

Shpresa: Vdekje, tragjedi e dhunë

Shpresa, 35-vjeçare, nuk gjeti ngushëllim as pas përjetimit më të vështirë.

Asaj i vdiq vajza 4-vjeçare dhe që nga ajo kohë nisi edhe dhuna fizike nga bashkëshorti i saj.

“Dhuna ka filluar pasi ai ka qenë i dehur tërë ditën. Thyente gjëra në shtëpi, grindej me mua. Kur këndellej nga dehja, thoshte: jo, nuk kam bërë unë kështu”, tregon Shpresa.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KETU