Mileva: Në vendngjarje kemi gjetur 44 trupa të djegur, një person mungon

Mileva: Në vendngjarje kemi gjetur 44 trupa të djegur, një person mungon

Aktuale November 25, 2021 - 10:58

Një fakt i ri, i cili ka befasuar opinionin dhe vetë prokuroren bullgare, është deklarimi i një të shpëtuari nga aksidenti, me shumë mundësi Lulzim Sulejmani, nga Presheva, i cili para prokurores ka thënë se ka shpëtuar gjithsej 8 persona, informon “Zhurnal”.

Prokurorja në konferencë për media njoftoi se janë gjetur 44 trupa të djegur (të vdekur), ndërkaq i riu pohon se ka shpëtuar tetë persona, e në autobus i bie të kenë qenë 52 persona.

“Shqyrtohet mundësia që gjatë rrugës njëri prej udhëtarëve të ketë ndryshuar autobus. Në listën e autobusit të djegur të evidentuar kanë qenë 52 udhëtarë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva.

Ajo duke treguar fakte nga hetimi edhe është përlotur.

“Unë i thashë atij ‘ti je hero, ke arritur të shpëtosh shtatë persona’. Ai më tha ‘jo, kam shpëtuar tetë’. Tani është krijuar dyshimi se cili mund të jetë personi i tetë”, tha Mileva. /Zhurnal.mk