Nga Gjykata Speciale konfirmojnë se disa të paraburgosur janë infektuar me COVID-19

Nga Gjykata Speciale konfirmojnë se disa të paraburgosur janë infektuar me COVID-19

Aktuale November 25, 2021 - 10:34

Gjykata Speciale në Hagë ka konfirmuar se disa të paraburgosur janë infektuar me COVID-19.

Në një përgjigje për “Zërin”, Gjykata Speciale ka refuzuar të tregojë me emra se cilët prej të paraburgosurve në Hagë janë prekur me COVID-19, ndërsa kanë konfirmuar se pas testimit disa kanë rezultuar pozitivë.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të komentojmë mbi statusin COVID të individëve në objektin e paraburgimit. Megjithatë, mund të konfirmojmë se janë disa rezultate pozitive të testit”, kanë thënë për “Zëri.info” nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

Më tej thuhet se shërbimet mjekësore janë plotësisht të angazhuara dhe çdo person që ka rezultuar pozitiv merr shërbime të plota mjekësore, duke përfshirë një zyrtar mjekësor që i viziton ata të paktën dy herë në ditë, “shërbimet mjekësore monitorojnë nga afër situatën”, thuhet në përgjigje.

Kujtojmë se disa media gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se të prekur me COVID-19 janë Rexhep Selimi dhe Nasim Haradinaj. /Zëri