Mandl: Liberalizimi i vizave për Kosovën, çështje urgjente dhe e rëndësishme

Mandl: Liberalizimi i vizave për Kosovën, çështje urgjente dhe e rëndësishme

Aktuale November 25, 2021 - 10:25

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është çështje urgjente dhe e rëndësishme.

Mandli, i cili ka qenë shef i Misionit Vëzhgues për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ka përmendur se Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave, ndërsa ka theksuar se edhe në programin e qeverisë së Gjermanisë përmendet në mënyrë eksplicite kjo çështje, transmeton Zeri.info.

“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohësh dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandli në një postim të Twitter. /Zëri