Ahmeti: Në Kosovë ka neglizhencë të kontrolleve teknike për autobusë, plasja e një gome mund të shkaktojë vdekje

Ahmeti: Në Kosovë ka neglizhencë të kontrolleve teknike për autobusë, plasja e një gome mund të shkaktojë vdekje

Aktuale November 23, 2021 - 22:16

Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka folur rreth aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari në të cilin mbetën të vdekur mbi 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut.

Ai tha se sot kanë marrë një informatë pothuajse zyrtare prej ekspertëve të Maqedonisë së Veritu se njëra gomë e autobusit ka plasë dhe si rezultat i kësaj, autobusi është përplasur për anësoret e rrugës dhe ka ardhur deri tek aksidenti.

Ahmeti tha se sa u përket kontrolleve teknike, janë disa sisteme kontrolli që autobusi u nënshtrohet atyre një e nga një, ndërsa në Kosovë, jo rrallë, sipas tij, ka pasur neglishencë të kontrolleve teknike.

“Sa i përket kontrolleve teknike, janë disa elemente dhe sisteme që autobusi i nënshtrohet këtyre kontrolleve një e nga një. Në vendin tonë jo rrallë ka pasur neglizhencë të kontrolleve teknike gjë që na ka rastësisë të shohim edhe në transportin publik, ku ka raste kur plasat e gomave të autobusëve vërehen me sy”, është shprehur Ahmeti në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se autobusët që nuk i plotësojnë kontrollet teknike lejohen të qarkullojnë për shkak se s’kanë mbikëqyrje, teksa përmendi edhe rastet kur plasja e një gome të autobusit në një ambient me njerëz mund të shkaktojë vdekje.

“Lejohen të qarkullojnë sepse nuk ka mbikëqyrje të mirë të autobusëve. Ata autobusë nisën prej stacionit të autobusëve ku aty ka një drejtori dhe është një personel i cili i kontrollon çdo ditë, por pse lejohen nuk dihet ajo. Të paktën unë s’kam ndonjë informatë se si ka mundësi të ndodhë që një autobus të dalë në qytet, ku vet detonimi i gomës, në qoftë se ajo plasë dhe jemi në një ambient ku ka numër të madh të njerëzve, copat e saj mund t’i dëmtojnë shumë persona dhe mund të vije deri tek vdekja”, është shprehur Ahmeti.