Mediat bullgare: Para derës së autobusit u gjet e djegur një grua, me dy fëmijët në krahë

Mediat bullgare: Para derës së autobusit u gjet e djegur një grua, me dy fëmijët në krahë

Aktuale November 23, 2021 - 10:57

Nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm mbetën të vdekur 46 persona dhe 7 të tjerë të lënduar.

Në mesin e viktimave janë edhe 12 të mitur, 2 nga të cilët janë binjakë.

Sipas raportimeve nga mediat bullgare, thuhet se të gjitha viktimat janë djegur nga shpërthimi i autobusit.

“Para derës së mesme të autobusit është një grua e djegur me dy fëmijë në krahë, me siguri binjakë, thanë hetuesit në vendngjarje për gazetarin tonë. Ata aktualisht janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë dhe autobusi ishte me naftë. Një nga të mbijetuarit i tha kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm. 46 persona janë djegur të gjallë në një autobus në autostradën e Strumës në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm”, shkruajnë mediat bullgare, transmeton Express.

Ndryshe, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek aksidenti tragjik, ku mbetën të vdekur 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe 7 të tjerë të lënduar.