Aprovohen mbi 2 milionë euro për orët shtesë të policëve [dokument]
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit që ka pasur ka aprovuar një sërë vendimesh e projektligjesh. Në një nga vendimet që ka aprovuar, brenda tij është edhe aprovimi për pagesën e policëve, të cilët kanë punuar më orar të zgjatur.
Mjetet që ka siguruar Ministria e Punëve të Brendshme vijnë nga kursimet në dhjetëra projekte dhe më pas me vendim të Qeverisë i ka rishpërndarë, raporton “Zëri”.
Pika 2 e këtij vendimi e shpjegon pagesën e policëve që kanë punuar me orë shtesë.
“Aprovohet pagesa e orëve shtesë të grumbulluara mbi normë për Policinë e Kosovës deri në vlerë prej 2.215.505 €”, thuhet në vendim.
Policia e Kosovës që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka punuar në të shumtën e kohës me orar të zgjatur. Vendimet për masat e reja kur përkeqësohej gjendja me koronavirus gjithmonë kishin masën se Policia e Kosovës do të punojë me orar prej 12 orësh. /Zëri
