Agron Bajrami lë “Kohën Ditore”, propozohet ambasador në Bruksel

Agron Bajrami lë “Kohën Ditore”, propozohet ambasador në Bruksel

Aktuale October 28, 2021 - 12:48

Sot në media ka qarkulluar lajmi që gazetari Agron Bajrami është propozuar për ambasador të Kosovës në Bruksel.

Ndonëse kjo gjë nuk është konfirmuar nga Qeveria ose vetë Bajrami, para pak minutash Flaka Surroi ka shkruar për largimin e tij nga mediumi “Koha”.

“Pas një shtegtimi shumë të gjatë dhe punës së palodhshme së bashku për ta mbajtur besueshmërinë dhe profesionalizimin larg të gjitha presioneve dhe ndërhyrjeve nga jashtë, me marrëveshje dhe mirëkuptim, i ndamë rrugët me Agronin. Që nga 25 tetori e kam liruar nga të gjitha obligimet në kompani, duke i uruar sukses në shtegtimin e ri profesional”.

“E ky urim patjetër se duhet përcjellë me një falënderim të madh e të sinqertë për gati tri dekadat e kaluara në KOHË”, ka shkruar Surroi në një postim në Facebook.

Lajmin për propozimin ambasador të Kosovës në Bruksel e ka bërë të ditur gazeta “Express”, duke thënë se pas karrierës disavjeçare si kryeredaktor në gazetën “Koha Ditore”, Bajrami tani mund të nisë një tjetër karrierë si diplomat në kryeqytetin e Bashkimit Evropian, që njihet si qendër e administratës për Evropën. /Zëri