Eksperti i sigurisë, pyetje publike për presidenten Osmani

Eksperti i sigurisë, pyetje publike për presidenten Osmani

Aktuale October 28, 2021 - 11:15

Eksperti i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi ka adresuar disa pyetje për presidenten e vendit Vjosa Osmanin lidhur me paraqitjen e saj të fundit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kajtazi përmes pyetjeve të tij publike për presidenten Osmani kërkon përgjigje nga e para e vendit se pse heshti, siç thotë ai, kur nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq disa herë presidentes Vjosa Osmani ai iu drejtua me fraza nënçmuese, të cilat aludonin në atë se presidentja Vjosa Osmani është shtetase e Republikës së Serbisë. /Zëri

Letra e plotë e Kajtazit drejtuar presidentes Osmani:

Pyetje publike për presidenten Vjosa Osmani:

Gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq disa herë iu drejtua presidentes Vjosa Osmanit me fraza nënçmuese, të cilat aludonin në atë se presidentja Vjosa Osmani është shtetase e Republikës së Serbisë.

Si qytetar i Republikës së Kosovës kërkoi përgjigje nga presidentja në këto pyetje:

1. A është presidentja shtetase e Republikës së Serbisë dhe a posedojnë letërnjoftim dhe pasaportë serbe?

2. Burri i presidentes si diplomat dhe si pjesëtar i FSK-së, a është shtetas i Republikës së Serbisë dhe a posedon letërnjoftim dhe pasaportë serbe?

3. Nëse udhëtojnë në Serbi, në çfarë kapacitetesh udhëtojnë?

Nëse posedojnë shtetësi serbe:

1. Posedimi i shtetësisë së një vendi armiqësor nga ana e presidentes dhe burrit të saj si diplomat a paraqet shkelje të moralit dhe etikës shtetërore, të nënçmim të vlerave të angazhimeve dhe sakrificës së popullit të Kosovës për çlirim nga armiku shekullor Serbia, të grave të dhunuara, viktimave të luftës dhe të pagjeturave që mbahen në Serbi?

2. Çfarë ndikimi ka në sigurinë e vendit posedimi nga presidentja të shtetësisë së një vendi armiqësor?