Kurti flet për kërcënimin: Nuk ndihem i rrezikuar
Foto: Laura Hasani

Kurti flet për kërcënimin: Nuk ndihem i rrezikuar

Aktuale October 28, 2021 - 10:59

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur rreth kërcënimit të djeshëm që është bërë ndaj tij, raporton Zeri.info.

Kurti ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar, por sipas tij janë organet e sigurisë që i vlerësojnë këto kërcënime dhe të njëjtat i ndërmarrin veprimet.

“Nuk ndihem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara”, tha Kurti.

Sa i përket kësaj, Kurti tha se nuk e ka ndryshuar agjendën e tij as dje dhe as sot.

“Përndryshe, unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Kryeministri tha se nuk ka mundësi që t’i ndjekë kërcënimet që bëhen në rrjete sociale, teksa theksoi se organet e sigurisë i bëjnë vlerësimet.

“Organet e sigurisë janë mekanizmat e shtetit që i bëjnë vlerësimet kur ngjajnë kërcënime nëpër rrjete sociale, që unë nuk kam mundësi që t’i ndjek. Fizikisht për mua është e pamundshme që të merrem me kërcënimet ndaj fizikut tim”, tha ai. /Zëri